Këngëtari i ri pukjan Ronaldo Mesuli, po korr sukses brenda dhe jashtë vendit pasi i ka kënduar këngë Mirditës dhe këngë patriotike.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Ronaldo tregon se ka kënduar që i vogël, duke kujtuar se edhe xhaxhai i tij është marrë me këngë dhe ka kënduar në festivalin e Gjirokastrës, por më tej u tërhoq.
Ai rrëfen se shtysa më e madhe për talentin e tij ka qenë vëllai i madh, i cili shtatë vite më i madh dhe që ka shërbyer si shtysë dhe nga ana ekonomike.
Jemi vëllezër nga babai dhe kemi një lloj energjie pozitive dhe harmonie shumë të veçantë. Vetëm prej vëllait nuk do e lë muzikën, aq shumë ka dhuruar për mua, sa që deri kur ta lë muzikën, do ia dedikoj atij.
Dedikimi i këngës për vëllanë në dasmë për nënën e tij, ishte momenti, një herë bëhej dasma. Atë këngë e kam shumë të vështirë ta këndoj sot se është shumë emocionuese si këngë.
Erdhi dhe teksti nga Erjona Rushiti, u këndua aty në dasmë, strofa e parë, refreni i parë, besoj që do ngelet dhe njerëzit u emocionuan shumë.
Atij t’i flasësh për nënën time, është rritur me dashuri të pastër dhe kur nuk ka diferencime është gjëja më e bukur në botë.
Vëllai adhuron çdo gjë që këndoj unë. I pëlqen një këngë që do dalë në fund të dhjetorit. Kam një kolazh Gëzuar 2024.
Në lice i kam rënë klarinetës, jam diplomuar për klarinetë. Çdo artist duhet ta bëjë të vetin një instrument, se me që është dhe vetë instrument detajist, e studiova, ishim mirë, deri në vitin e katërt mbasi mbylla diplomën.
Por kisha shumë dëshirë këngën, zërin dhe më thoshte gjithmonë pedagogu Miriam Hasi:
“Unë e di pse nuk studion, se ke një instrument tjetër që s’ke nevojë ta mbash në çantë, e ke me vete, zërin”.
Kisha pasion zërin. Diçka që nuk të ngjit, ndërsa unë me këngën fle. Nuk e heq dot. Nuk bëhem pishman që kam zgjedhur zërin.
Tregu krijohet gradualisht se janë akoma një brez me gjysmën e këmbës këtej e gjysmën andej, gjithë problemi është sa gjëra të bukura krijon, diçka e bukur që krijohet dhe i pëlqen dikujt, nuk është problem që të shitet në treg si nga një artist i ri dhe nga një artist që është në treg.
Bashkë me vëllanë krijuam këngën “Këtu ju pret Mirdita ime”, erdhi me një model tjetër kompozimi, kënduar traditës, vendeve dhe synimi ishte të mos harronim vendin dhe traditën.
Ajo këngë rezultoi shumë e suksesshme. ishte teksti, melodia, koreografia, klipi.
Në maj bën pesë vite që është publikuar dhe ka dalë dhe akoma nga kjo këngë kam dasma dhe sot.
Këngët patriotike janë shumë mirë në dasma, si Lezha, Mirdita. Bëj sofra dhe gjithë dasmorët ngrihen rreth sofrës dhe këndojnë.
Në sofra nuk i sheh ngjyrat e parave, por sheh lloj lloj ngjyrash. Mbi të gjitha shërben thjeshtësia, se me ata njerëz do ndeshemi çdo ditë.
Thjeshtësia ka rëndësi, se ajo masë populli që na ngre, ajo masë mund dhe të na ulë.



