Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi deklaroi sot për mediat se Komisioni i Reformës në Drejtësi nuk kishte dijeni për një propozim të Partisë Demokratike që praktikisht lëviz nga qëndrimi për vendet e rezervuara.
Hysi tha se e mbështet këtë nismë dhe se shpreson që të arrihet konsensusi me kolegët e opozitës për Reformën në Drejtesi.



