Mallra kontrabandë, arrestohet punonjësi i policisë në Qafë Botë

Mallra kontrabandë, arrestohet punonjësi i policisë në Qafë Botë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arreston një punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të dyshuar për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Vlorë-Gjirokastër ka finalizuar operacionin “Stekat”, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.H., me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë.

Arrestimi i policit u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes Benz”, me të cilin po lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, ju gjetën 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të këtij shtetasi u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Drupal Ad

Nga hetimet e deritanishme të  ndjekura nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10.000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy