Aksident tek sheshi “Nënë Tereza”, dy të rinj me motor përplaen me "BMW"

Aksident tek sheshi “Nënë Tereza”, dy të rinj me motor përplaen me "BMW"

Dy të rinj, të cilët lëviznin me motor, kanë mbetur të plagosur këtë të hënë në Tiranë, pasi u përplasën nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në sheshin “Nënë Tereza” .

Sipas dëshmitarëve, dy të plagosurit udhëtonin me një motor, kur janë përplasur nga një makinë tip “BMW”.

Të rinjtë, një vajzë dhe një djalë, u transportuan drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Identiteti i tyre ende nuk dihet, ndërsa në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy