Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, mesditën e sotme.
Vizita e kryepolicit në organin hetimor vjen një ditë pas kthimit të Rrumbullakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati takime me drejtuesit e agjencive partnere.
Kreu i Policisë së Shtetit pritet të ketë takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Kjo lëvizje vjen dy ditë pas arrestimit të dhëndrit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe marrjes së tij të pandehur, duke iu caktuar edhe masë sigurie, “detyrim paraqitje” si dhe ndalim për të dalë nga vendi.



