
“Ushtria ruse dhe forcat e sigurisë parandaluan në mënyrë efektive shpërthimin e një lufte civile”. Kështu deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në sheshin e Katedrales në Kremlin para njësive të ushtrisë dhe forcave të sigurisë. Nëse rebelimi i Wagnerit gjatë fundjavës nuk do të ishte ndalur, të gjitha rezultatet e arritura deri më tani në konfliktin në Ukrainë “do të kishin humbur”. Kështu deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin i cituar nga agjencia RIA Novosti. “Nuk dihet se çfarë do të ishte bërë me vendin, por të gjitha rezultatet e marra në luftime do të kenë humbur”. Presidenti rus iu referua edhe atyre që janë përgjegjës për Wagnerin, duke thënë se shpreson se “ata nuk kanë vjedhur asgjë” dhe shtoi se do të kryhen kontrollet e duhura. Putin shtoi se në vitin e fundit shteti e ka financuar Wagnerin për një total prej 86 miliardë rubla (rreth një miliard euro).



