
Paqja është dëshira e zjarrtë e njerëzimit sot. Prandaj, përmes dialogut në të gjitha nivelet, është urgjente të promovohet një kulturë e paqes dhe jodhunës. Dhe për të punuar për këtë.
Këtë deklaratë, Papa Françesku e bëri gjatë kohës kur priti një delegacion të autoriteteve budiste mongole në Vatikan.
Ky dialog, shtoi ai, duhet të ftojë të gjithë të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, duke përfshirë dhunën kundër mjedisit.
Fatkeqësisht, ka nga ata që vazhdojnë të abuzojnë me fenë duke e përdorur atë për të justifikuar aktet e dhunës dhe urrejtjes. Jezusi dhe Buda ishin paqebërës dhe nxitës të jodhunës.



