Balluku: Institucionet të kursejnë 15% energji. 50 mijë euro gjobë administratorëve që nuk arrijnë qëllimin

Balluku: Institucionet të kursejnë 15% energji. 50 mijë euro gjobë administratorëve që nuk arrijnë qëllimin

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi miratimin e disa ndryshimeve për aktin normativ lidhur për marrjen e masave për kohëzgjatjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

Ministrja deklaroi se përmes këtij akti, është vendosur një kërkesë për të gjitha institucionet shtetërore që duhet të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë.

Për realizimin e objektivit, Balluku tha se do të ketë nga një administrator të emëruar për çdo institucion.

Ekuivalente në para, është e barasvlefshme me 3.4 miliardë lekë. Do të emërojmë administrator energjetik nga titullari i institucionit dhe do të ketë target uljen e konsumit të energjisë.

Parashikohen edhe masat nëse për dy muaj nuk arrihet qëllimi nga institucioni. Do të ketë 50 mijë lekë gjobë për administratorin, nëse nuk arrihet objektivi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy