Kili, kryebashkiaku fik energjinë elektrike për të shmangur investigimin televiziv ku akuzohej

Kili, kryebashkiaku fik energjinë elektrike për të shmangur investigimin televiziv ku akuzohej

Prokuroria në Los Andes, Kili, ka hapur një hetim për ndërprerjen e energjisë elektrike që la në errësirë ​​komunën e Rinconada mbrëmjen e së dielës, në rajonin Valparaiso, 77 kilometër në veri të kryeqytetit Santiago.

Gjyqtarët dyshojnë se kryebashkiaku Juan Galdames ishte ai që e zhyti qytetin në errësirë, për të penguar banorët e tij të shihnin një program investigativ në televizion në kanalin Mega që fliste për të.

Investigimi e akuzonte kryebashkiakun për mashtrim tatimor, për grumbullimin e të ardhurave nga kazinoja lokale dhe gjithashtu se këshilltarët e tij të qytetit sulmuan gazetaren e Mega Natasha Kennard, e cila mbërriti në Rinconada për të kryer raportimin e saj televiziv.

Programi transmetohej rregullisht.

Mirëpo, askush në komunë nuk mundi ta shihte sepse pak minuta para transmetimit të tij, në qytet u ndërpre energjia elektrike.

Shkak i ndërprerjes ka qenë hedhja e sendeve në kabllot e tensionit të lartë nga disa persona të panjohur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy