I arrestuar për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës

I arrestuar për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili ndodhet në masën “arrest me burg”, pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion.

Hetimi për prokurorin është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, pasi ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh.

Sali Hasa është hetuar për pasurinë. Sipas ILDKPI s’ka deklarim të saktë dhe s’ka burime për të justifikuar pasurinë dhe ka fshehur pasuri. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e ka shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 milion e 500  mijë lekë në 1998. Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje. Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni. Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është vlerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 milion lekë. Depozitë bankare në vlerën 2 milionë e 500 mijë lekë nga shitja e një shtëpi banimi. Kjo depozitë është deklaruar në vitin 2004, por sipas KPK nuk ka të dhëna për krijimin e pasurisë shtëpi banimi, duke ngritur dyshime për burimin e krijimit të depozitës. Për një apartament në Sarandë, ILDKPKI pretendon se nuk është deklaruar kontrata e sipërmarrjes, si dhe ka deklarime kontradiktore dhe të pasakta për shlyerjen e kësteve për këtë pasuri. Gjithashtu, ka dyshime se apartamenti është blerë me çmim më të ulët se tregu,  në vlerën e 3 milionë e 960 mijë lekë”, ka thënë KPK.

Hasa u arrestua në qershor të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash Elsiona Papas, për t’i pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka e ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve te ftohta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy