
Duket se kohëve të bukura pa taksa të biznesit të vogël po u vjen fundi. Qeveria ka vendosur të ktheje tatim fitimin për këtë kategori.
Lidhur me këtë kontabilisti Igli Zepishta në ‘MCN Economy’ u shpreh se aktualisht biznesi i vogël është i përjashtuar nga tatim fitimi, ndërsa theksoi se ne kemi në sistem fiskal të vështirë me shumë pragje dhe shkallë tatimore.
Ai tha se biznesi i vogël gjithmonë tenton ta mbajnë nivelin e xhiros nën pragje e vendosura dhe kjo bënë që shumë biznese të gjejnë forma të ndryshme për të shmangur tatimet.
Momentalisht biznesi i vogël është i përjashtuar nga tatim fitimi, nuk paguan tatim fitimin se taksat i paguan plus sigurimet shoqërore por nuk është i ngarkuar me detyrime të tjera tatimore. Ne kemi në sistem fiskal të vështirë me shumë pragje dhe shkallë tatimore dhe kjo e bënë pak të vështirë se si funksionon sistemi fiskal në Shqipëri.
Baza është kjo, se biznesi i vogël pjesa e tyre më e madhe nuk paguajnë tatime fitime dhe tvsh, kjo dhe për politikat përjashtuese që ka ndjekur vetë qeveria, politika që ajo i ka toleruar dhe zeruar tatimet. Mesa duket po i vjen fundi këtij sistemi ndoshta dhe nga nevoja për të mbledhur më shumë para, por dhe presioni nga banka botërore.
Mesatarisht një biznes me xhiro 5 mln lekë vjetore duhet të paguajë 1 mln e gjys lekë në vit me skemën aktule dhe normat aktuale. Një pjesë e bizneseve janë të përjashtuara nga tvsh dhe pjesa më e madhe që janë biznesi i vogël që gjithmonë tentojnë ta mbajnë nivelin nën këto pragje ka bërë që shumë biznese të gjejnë forma të ndryshme për të shmangur tatimet.
Kjo e bënë edhe punën e tyre më të vështirë, por problemi është se qeveria nuk arrin dot ta eliminojë këtë pjesë. Sa i përket evazionit, ai ndodh te deklarimi i saktë i xhiros. Deklarimi ndodh që te deklarimi i faturave të blerjes, pastaj është dhe evazioni i brendshëm i cili konsiston në mos lëshimin e kuponëve tatimor dhe kjo bënë që bizneset ta mbajnë xhiron e tyre nën nivel.
I pyetur nëse do rriten çmimet nëse taksohet biznesi vogël, Zepishta tha se kjo është e pritshme. Sipas tij qeveria ka nevojë për para dhe shumica e parave të grumbulluara do vijnë nga mirëadministrimi tatimor.
Rritja e çmimit sigurisht që do rritet dhe kjo u pa dhe me profesionet e lira. Ne mendojmë se normalisht qeveria ka nevojë për para dhe me atë që kemi lexuar në strategjinë afatmesme shumica e parave të grumbulluara do vijnë nga miradministrimi tatimor, pra do të thotë se qeveria do mundohet të ulë evazionin fiskal.
TVSH është një problematikë shumë e madhe. Nëse arrihet të mbulohet me një menaxhim të mirë të administratës tatimore do të ketë rezultate. Megjithatë qeveria i ka marrë parasysh dhe këto gjëra, mendojnë të ndryshojnë dhe pragjet e tvsh për një pjesë të madhe.
Mendohet që të ardhurat tatimore në buxhet të jenë diku te 1 mld dollarë, nga prodhimi i brendshëm bruto. TVSH zë peshën kryesore, pastaj janë dhe të ardhurat e tjera. Sipas ligjit tatimit të të ardhurave që ka hyrë në fuqi nga janar 2024 i përfshinë të gjithë bizneset, të gjithë personat që kanë të ardhura në Shqipëri qoftë dhe dikush që merr një qera në vit është i detyruar të dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale. Tatimi nuk do mblidhet në këtë formë që është tani, por do tatojë të ardhurat individuale.



