Testi i Polonisë, euroskeptikët ruajnë maxhorancën

Testi i Polonisë, euroskeptikët ruajnë maxhorancën

Partia në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS), pritet t’i fitojë zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Poloni. Sipas një sondazhi të IPSOS-it, euroskeptikët që qeverisin Poloninë kanë fituar 32.3 % të votave.

Ndërkohë, sipas exit poll-eve koalicioni i opozitës ka marrë 24.7% të votave.

Partia populiste Ligj dhe Drejtësi e mori pushtetin në vitin 2015, duke premtuar reforma dhe mirëqeverisje, konservatorizëm social dhe rol të shtuar të shtetit në ekonomi. Për më tepër, PiS akuzohet se e ka kthyer qeverisjen në një sundim autoritar, që beson se ndikimi i BE-së në vend duhet kufizuar.

Liderët e BE-së thonë se ndryshimet që partia qeverisëse ka bërë në sistemin gjyqësor në Poloni kërcënojnë sundimin e ligjit në vend dhe parashikojnë sanksione të ashpra.   

Megjithatë, gara për drejtimin e kryeqytetit, Varshavë, është fituar nga kandidati proeuropian Rafal Trzaskoëski, ndërsa kandidati i PiS, Patryk Jaki, u rendit i dyti.

Zgjedhjet vijnë në një moment jo të lehtë për të ardhmen e Europës, ndërsa Brexit dhe kryeministri hungarez Viktor Orban e kanë tronditur Bllokun, ndërsa partitë e të djathtës po fitojnë terren gjithnjë e më shumë në kontinentin e vjetër.    

Liderët e BE-së thonë se ndryshimet që partia qeverisëse ka bërë në sistemin gjyqësor në Poloni kërcënojnë sundimin e ligjit në vend dhe parashikojnë sanksione të ashpra.   

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve lokale pritet të publikohen në gjysmë të javës.

Rezultatet mund të ndikojë në zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm, pasi kontrollimi i më shumë asambleve lokale çon drejt një aksesi më të mirë në financimin lokal dhe rrjedhimisht më shumë influencë partiake mbi çështjet rajonale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy