
Spiunazh nga qielli, tensioni i fundit diplomatik midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka një precedent të rëndësishëm dhe udhëzues që daton 22 vjet më parë. Në atë kohë me role të kundërta, dhe në një kontekst thellësisht të ndryshëm.
Kujtimi i atij incidenti të rëndë ndihmon për të matur se sa ka ndryshuar ekuilibri i forcave midis dy superfuqive dhe çfarë të panjohurash ekzistojnë sot pas rrëzimit të balonës së spiunazhit nga Forcat Ajrore Amerikane.
Ishte 1 Prill 2001 kur një avion spiun amerikan që fluturonte mbi ishullin Hainan në Detin e Kinës Jugore (por 110 km nga kontinenti, pra jashtë hapësirës ajrore kombëtare) u kap nga radarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Manovrat e rrezikshme të pilotëve përfunduan keq, me një përplasje në ajër. Njëri prej avionëve kinezë të angazhuar në mision u rrëzua dhe piloti vdiq.
Avioni spiun amerikan arriti të bënte një ulje emergjente, por jo përpara se të shkatërronte disa nga materialet sensitive që kishte në bord, me sa duket pamjet e realizuara gjatë misionit. 24 ushtarët e ekuipazhit amerikan u ndaluan dhe u morën në pyetje nga autoritetet kineze.
Shpërtheu një krizë e rëndë diplomatike.
Presidenti i ri, George Ë. Bush, kishte vetëm tre muaj në Shtëpinë e Bardhë. Në Pekin, detyrën e presidentit e mbante i moshuari Jiang Zemin, i cili vazhdonte strategjinë e Deng Xiaoping për konvertimin e Kinës në kapitalizëm dhe integrimin e saj në ekonominë globale.
Të dyja palët arritën marrëveshje për lirimin e amerikanëve pas dhjetë ditësh. Kushti ishte një letër falje nga qeveria amerikane, e hartuar me mjegullnajën e mjaftueshme diplomatike për të mos pasur pranime faji (shkelja e vetme e ligjit ndërkombëtar rezultoi nga moskërkimi i autorizimit nga Kina për uljen emergjente në Hainan).
A është i besueshëm versioni i Kinës për balonën spiune? Dhe çfarë ndodh tani?
Në atë kohë incidenti kishte një rëndësi të madhe - ndryshe nga balona e spiunazhit në atë rast një i vdekur dhe 24 të burgosur e përkeqësuan tensionin - dhe ishte objekt i reflektimeve mbi skenarët strategjikë nga të dyja palët. Por më vonë historia e fshiu atë ngjarje. Pesë muaj pasi Amerika u godit nga sulmet e 11 shtatorit, fokusi i saj strategjik u kthye në Lindjen e Mesme dhe më pas Bush e zhyti vendin e tij në luftërat e gjata në Afganistan dhe Irak. Si rezultat burimet dhe vëmendja u zhvendosën atje.
Në retrospektivë - ky është konsensusi i komunitetit të ekspertëve amerikanë sot dhe i shumë liderëve demokratë dhe republikanë - Amerika "shkatërroi" dy dekada në Lindjen e Mesme duke nënvlerësuar të vetmen sfidë serioze ndaj lidershipit të saj, pikërisht atë të Kinës.
Riarmatimi i Republikës Popullore në këtë periudhë ishte spektakolar, deri në atë pikë sa për herë të parë në historinë e tij Pekini ka një flotë ushtarake më të madhe (për nga numri i anijeve) se ajo e Shteteve të Bashkuara.
Një pjesë e riarmatimit kinez, por edhe e ngritjes ekonomike, ka ndodhur falë spiunazhit. Historia e balonës spiune na kthen në një epokë dhe në mjete që duken rudimentare (në pritje për të zbuluar se çfarë pajisje përmbante, nëse do të gjendet). Por në dekadat e fundit, sukseset e spiunazhit kinez kanë ndodhur në fusha shumë të ndryshme: nga universitetet elitare në Silicon Valley, FBI-së i është dashur të ndjekë një kreshendo të vjedhjeve të teknologjive dhe njohurive strategjike, nga aplikimet industriale te luftimet. Rritja e një gjiganti si kompania e telekomit Huaëei, e themeluar nga një kolonel i Ushtrisë Çlirimtare Popullore, është shënuar nga akuzat se ka vjedhur teknologjitë perëndimore përmes metodave të paligjshme.
Shpejtësia e paprecedentë me të cilën Kina ka ndryshuar ekuilibrin e forcave në favor të saj është e dukshme në një teatër vendimtar si Tajvani.
Një çerek shekulli më parë, kur paraardhësi i Xhorxh W. Bush në vitet 1995-96 duhej të përballej me tensionin në ngushticën e Tajvanit (me lëshimet e raketave kineze), mjaftoi që Bill Clinton të dërgonte katër aeroplanmbajtëse amerikane në vend për të dekurajuar Pekinin dhe për të qetësuar krizën. Viti i kaluar tregoi se sa me kujdes Pentagoni i ka vëzhguar manovrat e frikshme ushtarake që Xi Jinping urdhëroi për të sanksionuar vizitën e Nancy Pelosit në Taipei.
Udhëheqësit e mbrojtjes në Uashington besojnë se në një skenar konflikti mbi Tajvanin, shanset për fitore janë në favor të Kinës.
Nga këndvështrimi i Xi Jinping, mbetet një asimetri e patolerueshme. Shtetet e Bashkuara, si një superfuqi globale dhe gjithashtu mbrojtëse e lirisë së lundrimit në të gjithë oqeanet, kanë baza ushtarake në vendet fqinje me Republikën Popullore: nga Japonia në Korenë e Jugut, me shtimin e fundit të marrëveshjeve për përdorimin e bazave në Filipine.
Është e zakonshme për skuadriljet e amerikane të marinës kalojnë tranzit në brigjet kineze, megjithëse jashtë ujërave territoriale. Ushtria Çlirimtare Popullore nuk ka një prani kaq të madhe apo të vazhdueshme në brigjet e Kalifornisë. Balona spiune është vetëm një tregues i vogël se Kina e Xi është e vendosur të kompensojë vonesat me të gjitha mjetet e mundshme.
Çështja e balonës është autogol, krijon dëme të papritura dhe të padëshiruara në Pekin: anulimi i vizitës së sekretarit amerikan të shtetit është një kthim prapa në një fazë në të cilën Xi donte të kufizonte mosmarrëveshjen dypalëshe. Por ky incident ndodh kur Kina ka një vetëvlerësim të zmadhuar në krahasim me 22 vjet më parë, ka rritur në tepricë fuqinë e zjarrit, ka kultivuar një opinion publik hiper-nacionalist. Ajo përkon me një fazë delikate edhe në anën tjetër të Paqësorit.
Shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington ka vendosur të ushtrojë presion ndaj Joe Biden për politikën kineze, duke denoncuar vonesën e tij në rrëzimin e balonës së spiunazhit si një dobësi. Biden nuk është një “pëllumb”, mbi Kinën ai ka ruajtur të gjitha politikat (tarifat) e Donald Trump dhe ka shtuar një embargo teknologjike të tijën. Por tani e tutje, presidenti amerikan e di se asnjë shpërqendrim nuk do të falet në Kongres.
/ Corriere.it /



