Një ngjarje e rëndë është shënuar ditë më parë në Vjosë. Tre turistë danezë u shpëtuan nga mbytja nga guida i guximshëm Alfred Marshani, i cili i shpëtoi ata me një gomone.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Marshani thotë se një rreziqet për vdekje janë të përvitshme në lumin Vjosa.
Varka i ka shpëtuar, pa këtë as unë nuk do bëja gjë. Aty vit për vit shpëtohen njerëz nga banorë të ndryshëm.
Lumi aq sa i bukur, është është edhe i rrezikshëm, kështu që ata që vijnë, është vetëm puna e rrymës dhe e gurëve të mëdhenj që ka lumi që rrëshqasin. Njerëzit që nuk e njohin lumin i rrëmben rrjedhja dhe humbasin ekuilibrin dhe ikin poshtë.
Ka një specifikë që ka varka, që lundron në ujëra të cekëta dhe ikën edhe kundra rrymës, dhe është i parrezikshëm sepse është pa helikë.
Fredi, solli në kujtesë si ndodhi ngjarja dhe se si arriti t'i shpëtoj turistët danez me varkën e tij.
Unë u fola kryesisht se ku doni të shkoni thanë do ikim vet te burimi. U thashë do kaloni mbi të sepse rryma është e fortë, më thanë ok, por si duket nuk më vunë veshin, ishin në këmbë. Aty te gënjen syri se duket sikur nuk ka ujë, por në të vërtetë ka rrjedhë të fortë. Po i ndiqja me sy dhe ndeza varkën dhe ika ti shpëtoja. Ata po mbysnin njëri-tjetrin sepse donin të ndihmonin njeri tjetrin dhe zuri paniku dhe s’po qëndronin dot në këmbë.
Aty thellësia nuk është e madhe, por nuk e ruan dot ekuilibrin. Unë e njoh lumin mirë, por më ndihmoi varka. Unë shkova në drejtim të rrymës se kjo ikën edhe me 5 cm ujë. Nuk zbrita nga mbeti, ata u varen ne litar dhe i nxora në anë, por ishin aq të lodhur të traumatizuar, të tronditur, të trembur, hipën në varkë dhe i shoqëruam në spital se njëra nga ato kishte çarë edhe këmben.



