Ndërmjetësuesi/ Lazimi: Me rëndësi kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, agjenti imobilar të mbajë përgjegjësi penale

Ndërmjetësuesi/ Lazimi: Me rëndësi kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, agjenti imobilar të mbajë përgjegjësi penale

Eksperti i Ekonomisë Majlind Lazimi e konsideroi si një hap pozitiv licensimin e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësuesit të pasurve të paluajtshme. Duke folur në “MCN Economy” Lazimi tha se ky legjislacion lufton informalitetin dhe pastrimin e parave. Ndër të tjera, ai tha se i jepet një tagër agjentit imobiliar, i cili duhet të mbajë përgjegjësi edhe penale, kur sheh transaksione të dyshimta.

Duhet bërë një legjislacion i tillë, sepse ka të bëjë me informalitetin, pastrimin e parave. Transaksioni i pasurive të paluajtshme duhet të ketë garanci nga të dy palët. Mund të kesh një agjent imobiliar që nuk ka njohuritë përkatëse dhe kush mban përgjegjësitë për të gjitha këto. Një agjent i licensuar do të dijë çfarë të tregojë, të mbajë përgjegjësi nëse ka fshehje të caktuara, është e nevojshme. Është elementi i pastrimit të parave. Duhet t’i fuqizojmë që dikush që merr licensën si agjent imobilar që t’i bjerë bilbilit kur ndodh një transaksion i dyshimtë. Ai mban përgjegjësi ligjore dhe penale. Nëse dikush di që po bëhet transaksion Cash, përgjegjësia duhet të shkojë nga agjenti imboliar te kompania. Ka ardhur momenti sepse është një treg jo shumë i kontrolluar. Klientët duhet të kenë garanci, them se është pozitiv, pastaj zbatimi duhet parë. Kur i jep tagër, licencë, edhe dikush që punon në këtë profesion e sheh si investim afatgjatë, trajnohet. Me avantazhet vijnë edhe përgjegjësitë ligjore”.

Lazimi e konsideroi si të rëndësishme përfshirjen e Drejtorisë së Pastrimit të Parave në këtë ligj.  

Roli i tyre është i rëndësishëm. Roli i tyre rritet, jo zvogëlohet dhe dobësohet. Risku vazhdon të jetë. Edhe noterët duhet të ndërgjegjësohen që do kenë penalitete të caktuara. Është elementi penal, nuk e di sa do t’i japin elementit penal rëndësinë që kanë”.

Lidhur me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe formalizimin e tregut, Lazimi tha:

Ka avantazh të dyanshëm nga qeveria për të mbledhur para, dhe qytetarët, por në finale ka të bëj me formalizimin. Interesi real i njerëzve është shumë më i lartë. Nëse s’do ketë shtyrje të afatit, duhet menduar për fazë tjetër, për rivlerësimin. Një nga komponentët e amnistisë fiskale është rivlerësimi.  Shitësi koston ose do e mbajë vetë, ose do bëjë akrobaciara që kanë evazion. Do të duhej të ndahej kostoje mes shitësit dhe blerësit. Qeveria merr një dorë të mirë parash edhe nëse transaksioni nuk ndodh. Qeveria merr paratë pa e shitur. Nëse e shet avantazhin e ka qytetari, që shmang 5 për qindshin e taksës. Çështja e pronësisë në tregun imobilar është e rëndësishme. Edhe në bujqësi është e rëndësishme. Elementi i pronësisë duhet parë jo vetëm në pikëpamje të fiskalitetit, por si një gjë që do t’i jepte zhvillimin e nevojshëm ekonomisë shqiptare. Akoma kemi apartamente të reja që s’kanë marrë hipotekën, sepse qytetarët e ka aset të vdekur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy