Sulm terrorist në Zelandën e Re, 6 persona plagosen rëndë (VIDEO)

Sulm terrorist në Zelandën e Re, 6 persona plagosen rëndë (VIDEO)

Policia e Zelandës së Re qëlloi për vdekje një person i cili qëlloi me thikë dhe plagosi 6 persona në një supermarket në Auckland.

Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi ngjarjen si një "sulm terrorist" nga një shtetas i Sri Lankës i cili ishte nën mbikëqyrje.

Burri, të cilit nuk i është bërë publik emri, thuhet se është frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik.

Kryeministrja Ardern tha se ai u vra brenda 60 sekondave nga sulmi nga policia.

"Ajo që ndodhi sot ishte e tmerrshme, ishte urrejtëse dhe e gabuar," tha kryeministrja Ardern në një konferencë për shtyp të premten pasdite.

Ajo tha se burri, identiteti i të cilit nuk mund të zbulohet, kishte mbërritur në Zelandën e Re në tetor 2011 dhe u bë një person me interes të sigurisë kombëtare në 2016.

Ai kishte qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe mbikëqyrje për shkak të shqetësimeve rreth ideologjisë së tij.

"Realiteti është, se kur jeni duke vëzhguar dikë 24/7, nuk është e mundur të jeni menjëherë pranë tij në çdo kohë. Stafi ndërhyri sa më shpejt që të mundte dhe ata parandaluan lëndime të mëtejshme, "tha komisari i policisë Andrew Coster.

Një dëshmitar më parë i kishte thënë gazetës Stuff NZ se kishte qenë një skenë histerie.

"[Njerëzit] po dilnin jashtë, në mënyrë histerike, vetëm bërtisnin, bërtisnin, kishin frikë," tha ai, duke shtuar se ai pa një burrë të moshuar të shtrirë në tokë me një plagë me thikë.

Videot në internet tregojnë blerësit në supermarketin Countdown në LynnMall në New Lynn.

Mediat lokale thonë se nga gjashtë pacientët e dërguar në spital, tre janë në gjendje kritike, njëri është në gjendje të rëndë dhe dy janë në gjendje të moderuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy