PD dorëzon kërkesën në Kuvend, Alibeaj: Disa nga çështjet që do të hetojë komisioni

PD dorëzon kërkesën në Kuvend, Alibeaj: Disa nga çështjet që do të hetojë komisioni

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për mediat, nënkryetari Alibeaj zbuloi disa nga pikat, që përmban kërkesa e PD, dhe që duhen hetuar.

Ai u shpreh se ky komision do të hetojë një sërë çështjes, që sipas tij faktojnë masakrën, duke filluar nga përdorimi i administratës, fondet për ndihmën ekonomike, për tërmetin dhe patronazhistët, të cilët ai i quajti si “qershia mbi tortë”.

Kemi dorëzuar kërkesë si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon. Disa nga çështjet që duhen hetuar: Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre. Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë objekte.

Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës. Do të hetohen 120 milion të asfaltit elektoral. Do të hetohen 500 milion tendera, koncesione. Në vitet e tjera ka qenë një mesatare prej 160 milion.

Do të hetohet 125 milion euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqësisht dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë vetëm disa javë para zgjedhjeve 125 milion euro u shpërndan edhe te ata që nuk e kishin një fatkeqësi të tillë. Do të hetohet edhe qershia mbi tortë. Do të hetohet spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit të patronazhistëve. Në 2021 rikthehen edhe njëherë makthet e para ’90.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy