TemA e Javës - Letra e Donald Lu, Duka: Do të ndikojë te vota e deputetëve

TemA e Javës - Letra e Donald Lu, Duka: Do të ndikojë te vota e deputetëve

Mbrëmjen e sotme emisionin TemA e Javës, e gazetares Luljeta Progni, u ndal sërish tek Reforma në Drejtësi. Këtë radhë i ftuar i këtij emisioni ishte Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

 

Duka deklaroi se mund ta votojë Reformën në Drejtësi edhe nëse nuk do të këtë konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, por gjithsesi u shpreh optimist për arritjen e një konsensusi mes palëve. Në studion e  Tema TV, ai tha se për këtë do të marrë vendim në kohën e duhur por nuk ka mohuar votën pro nëse opozita në grup, do të votojë kundër kësaj reforme.

 

Deputeti Duka e vlerësoi si mjaft rolin e Ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe së fundmi letrën që ai i ka dërguar deputetëve të Kuvendit për të miratuar Refomën në Drejtësi duke u shprehur se “në një vend si Shqipëria ndërhyrja e ambasadorëve sjell vetëm pozitivitet”. Gjithashtu kreu i PAA u ndal edhe tek qeverisja aktuale duke u shprehur haptazi mbi performancën e ekzekutivit Rama duke theksuar se “korrupsioni është në nivele të larta, nuk e di nëse është më i lartë apo më i ulët se qeverisja e mëparshme”.

 

Duka vuri në dukje edhe rëndësinë e ekzistencës së PAA në Kuvend pasi në vendin tonë mbi 47 % jetojnë akoma në fshat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy