
Oleg Savchuk, personi që ia doli të arratisej bashkë me të dashurën nga Mariupoli i rrethuar në Dnipro, ka rrëfyer historinë e tij në BBC. Ai e konsideron situatën si të tmerrshme.
Savochuk dhe familja e tij morën vendim të largohen nga Mariupol pasi panë t’u rrënoheshin shtëpitë nga sulmet e forcave ruse.
Oleg tregon se kishte mungesë gazi dhe energjie elektrike, duke shtuar se nuk kishin mundësinë as të një telefonate, apo të merrnin një informacion mbi situatën.
I riu ukrainas rrëfen se ai dhe familja e tij mbijetuan duke bashkëpunuar me fqinjët përmes. Ata dolën jashtë banesës duke ndezur zjarre përmes të cilave zienin ujin dhe gatuanin.
Ai thotë se zhvilloi një "aftësi të re" për të identifikuar bombat që përdoreshin nga forcat ruse për të përcaktuar nëse duhej të largohej apo jo drejt një vendstrehmi. Savchuk thotë se qyteti ka qenë gjatë gjithë kohës nën bombardim, duke shtuar se bombat ndaleshin vetëm për një periudhë një apo dy orëshe.
Ai thotë se qyteti bombardohej pothuajse gjatë gjithë kohës, duke shtuar se kishte vetëm një ose dy orë në ditë kur bombat heshtën.



