Ditën e sotme i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu. Kapiteneria e Durrësit njofton se pasdite do të ketë një shtim të erës, ndërsa deti pritet të shkojë 7-8 ballë.
Aktualisht forca e detit është 6 ballë. Nisur nga kjo situatë, lundrimet për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhat janë pezulluar nga dita e djeshme.
Deri tani nuk ka njoftim për pezullim ose shtyrje të orarit të nisjes së trageteve të linjës Durrës - Bari dhe anasjelltas.
Megjithatë, situata po monitorohet, ndërsa lundrimet e trageteve do të varen nga kushtet atmosferike në orët në vazhdim.



