Varheley: Gati të mbështesim negociatat, bashkëpunim dhe me opozitën

Varheley: Gati të mbështesim negociatat, bashkëpunim dhe me opozitën

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varheley në fjalën e tij gjatë Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cilësoi si ditë të veçantë për Shqipërinë, duke thënë se durimi u shpërblye.

Varheley deklaroi se Shqipëria është kandidate për Bashkimin Europian që në 2014, duke vlerësuar reformimin e institucioneve.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar.

Në këtë fazë të re, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë.

Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës.

Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, ne do ju mbështesim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy