Pilku: 50 mln euro dëm në vreshtarinë shqiptare, 2023 viti më katastrofik

Pilku: 50 mln euro dëm në vreshtarinë shqiptare, 2023 viti më katastrofik

Eksperti i Bujqësisë, Ilir Pilku në studion e MCN Economy deklaroi se në vendin tonë po humbet prodhimi bujqësor në vend. Ai tha se nga një vlerësim i bërë dëmet në vreshtarinë shqiptare kapin shifrën e 50 milionë eurove. Sipas tij, është Ministria e Bujqësisë ajo që duhet të punojë me politikat bujqësore, pasi ky vit mund të konsiderohet si viti më katastrofik në bujqësi.

Është pak komplekse situata dhe na vjen keq ne që të pakët që kemi ngelur në fushë, terren dhe zyrë që nuk dëgjohemi sepse u bënë vite që kemi humbje të prodhimit bujqësor. Sivjet ke 50% më pak mollë në Korçë, 50% më pak rrush, 50 milionë euro është dëmi në vreshtari këtë vit. Më vjen keq që ministria e bujqësisë se ka më orientimin për fermerin, ne nuk i orientojmë fermerët në lidhje me mitigingin e riskut. Politikat bujqësore nuk janë politika parlamentare, ato duhet të ndikojnë në përmirësimin e prodhimit të bujqësisë shqiptare, duke e drejtuar bujqësinë shqiptare në afat mesëm dhe afatgjatë dhe jo afatshkurtër. Këtë duhet ta bëjë ministria e bujqësisë. Ky vit, 2023 është katastrofik për bujqësinë sepse kemi dëm kolosal në pemëtore dhe vreshtari.

Në vijim ai theksoi se për herë të parë në historinë shqiptare kemi importuar domate nga Kosova.

Jemi furnizuesi më i madh në Ballkan për perimet dhe ne importojmë. Ka një javë që importojmë rrush nga Greqia, Italia, Maqedonia. Ne akoma nuk kemi një strukturë të organizmit të tregjeve. Ne jemi akoma te një portal fermeri që më mirë të mos jetë, sa i përket kadastrës së vreshtarisë mund të them se është një projekt i dështuar i cili ka kushtuar 3 mln euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy