Asteroidet dhe kometat kanë qenë gjithnjë një frikë për njerëzimin, kjo për shkak të pamundësisë për të bërë diçka që mund të parandalojë shkatërrimin e botës që ne njohim në rast të parlasjes me Tokën. Ndërsa teoritë e konspiracionit gumëzhijnë për fundin e botës në 21 tetor, për shkak të përplasjes së planetit tonë me të ashtuquajturi Planeti X, një asteroid pritet të shfaqet në hapësirë jo shumë larg Tokës.
Ai do të kalojë në një largësi të tillë nga Toka, saqë shkencëtarët do ta shfrytëzojnë këtë moment për një “stërvitje të jashtëzakonshme”.
Asteroidi i quajtur 2012 TC4, mendohet se nuk I kalon 30 metra diametër. Ai do të afrohet në maksimum me tokën në datën 12 tetor.
Ai do të kalojë në distancë 27 milje nga toka, praktikisht një largësi sa 1/5 e distancës Tokë-Hënë.
Ai do të kalojë me shpejtësi pranë Tokës dhe shkencëtarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të simuluar “sulmin surprizë” të një asteroidi.



