Lumenjtë shqiptarë më të ndoturit në Europë, Trajçe: Mungojnë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza

Lumenjtë shqiptarë më të ndoturit në Europë, Trajçe: Mungojnë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza

Aleksandër Trajçe drejtor i qendrës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, PPNA, klasifikimin e lumenjve të e Shqipërisë si më të ndoturit në Europë, e sheh si problematikë prej mungesës së impiantit të trajtimeve të ujërave të zeza.

Në emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se Tirana që është kryeqyteti i vendit dhe ende nuk e ka finalizuar impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.

Në Tiranë është bërë një investim kolosal edhe me ndihmën e qeverisë japoneze, por është lënë përgjysmë.

Problem është edhe mungesa e kulturës për hedhjen e mbetjeve. Edhe pse Shqipëria nuk ka industri, ato pak burime që ka nuk i mirëmban.

Është evidente kur nuk ka impiante të trajtimit të ujërave dhe nuk vendos rregulla të qarta për shkarkimin e ujërave nga industria, kuptohet që pasojat do të jenë shumë të mëdha në mjedis.

Nëse flasim për turizëm elitar cilësia e mjedisit është shumë e rëndësishme. Zgjidhja gjendet me impiante dhe forcim të zbatimit të ligjit.

Problem është kur ne i ndryshojmë rrjedhën lumit apo e fusim në tubacion. Aty ndikimi është i pakthyeshëm.

Dëmi kur merret uji për hidrocentral, nga pikëpamja e biodiversitetit është katastrofik.

Nga një lumë kthehet në liqen dhe një pjesë e gjatësisë së lumit thahet.

Vetëm në vendin tonë mund të ndodhë një projekt si Skavica në vitin 2025, bëhet fjalë për një projekt që do përmbysë mbi 20 fshatra, një krahinë të tërë.

Mijëra banorë që jetojnë aty dhe zhvillojnë jetën aty, dëmtohen.

Të mos marrësh parasysh të drejtat e pronësisë dhe të banorëve të zonës aty ku janë, kjo ndodh vetëm tek ne, kur ne flasim që jetojmë në një shoqëri të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy