Të gjithë personazhet publik nga bota e artit dhe ajo e sportit kur janë para syrit të kamerave hiqen shumë ndryshe, por pas kamerave ata nuk kanë asnjë ndryshim nga personat e tjerë madje janë më të dhunshëm por fshihen nën famën e tyre.
E njëjta gjë i ka ndodhur një lojtari të bejsbollit në amerik, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur ai rrah brutalisht të dashurën e tij në stadiumin e Teksasit gjatë vitit 2016.
Pamjet rrëqethëse të siguruara nga televizioni “KRIS TV”, shfaq Danry Vasquez duke goditur në fytyrë dhe kokë të dashurën, të cilës madje ia shkul flokët dhe e tërheq zvarrë nëpër shkallë.
Vasquez shihet në fanellën e bejsbollit, që dëshmon se incidenti ka ndodhur para ose pas lojës në Whataburger Field në Hooks të Teksasit.
Vasquez ishte arrestuar më 4 gusht të vitit 2016, dy ditë pas incidentit të filmuar nga kamerat e sigurisë.
Avokati mbrojtës Mark Gonzales ka deklaruar për “KRIS TV”, se Vasquez është pajtuar të pranojë fajin dhe të paguaj dëmshpërblimin.



