Gazetari Mentor Kikia e sheh paralajmërimin për një valë të re non-gratash nga Britania e Madhe si një përpjekje për të bërë atë që drejtësia dhe vetë qytetarët me votë nuk arritën ta bëjnë në 30 vjet. Në studion e lajmeve të MCN TV, Kikia tha se shpreson në një listë më të gjatë sesa ajo që ka bërë publike deri tani Departamenti i Shtetit.
Kjo linjë mesa duket po shikohet si përpjekje në Shqipëri për të bërë dot drejtësia dhe nuk e bëmë dot as ne qytetarët me votë. Shqipëria është i vetmi shtet në Ballkan dhe në vendet ish-komuniste, që 30 vjet pas rënies së komunizmit kemi të njëjtën kastë politike. Një klasë korruptive, një juntë. Është stërprovuar që vota nuk mund të ndikojë për të larguar nga skena politike njerëz të këtij kalibri. Unë shpresoj që kjo listë e dytë të jetë më e gjatë se ajo e DASH.
Kikia komentoi edhe seancën e sotme parlamentare, në të cilën pati debate që kaluan në fyerje mes kreyministrit dhe kreut të PD-së.
Ndërsa shikoj gjuhën vulgare në Parlament, sharje, fyerje cinizëm, dhunë verbale dhe arrogancë. E gjitha më la një shije të hidhur. Nëse kërkoni arsye pse shqiptarët nuk kanë besim te qeveria dhe opozita, janë në arrati e sipër, është seanca e sotme ku gjithkush ishte në garë të demonstronte më të keqen e vet.
Lidhur me mashtrimin me kreditë, që u denoncua pak ditë më parë nga kreu i shtetit, Kikia tha se jemi para një ’96-e të dytë, për kësaj radhe me dijeninë e qeverisë.
Janë piramidat e ‘96-s. Kam një rast të një personi që u detyrua të ikte nga shtëpia për këtë arsye. Nëse shteti nuk merr masa, mendoj se shoqëria shqiptare gjendet para një ’96-e të dytë. Në atë kohë qeveria nuk e dinte, sot e di. Çdo strukturë e di se cfarë po ndodh me këto shoqëri bankare që japin kredi për të skllavëruar shqiptarët.



