Franca ndalon hixhabin në shkolla

Franca ndalon hixhabin në shkolla

Abaja, ose të njohura ndryshe si veshjet e gjata dhe të gjera në formën e një manteli, që vishen nga gratë e besimit myslimanë, do të ndalohen në shkollat shtetërore të Francës.

Njoftimi është dhënë nga ministri i Arsimit përpara fillimit të sezonit të ri shkollor, e cila jep edhe arsyen

“Tashmë abaya nuk mund të vishet më në shkolla.

Kur hyni në ambientet e një klase në vend, askush nuk duhet të të identifikoj përmes veshjes se cilës fe i përket.”, tha ministri i arsimit, Gabriel Attal. 

Franca, ka zbatuar një ndalim të rreptë të veshjeve apo objekteve fetare në shkollat shtetërore, që nga koha kur  ligjet e shekullit të 19-të hoqën çdo ndikim tradicional katolik nga arsimi publik.

Në vitin 2004, vendi ndaloi shamitë në shkolla dhe në vitin 2010, miratoi ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës në publik duke zemëruar komunitetin mysliman në vend, prej gati pesë milionë banorësh.

Lëvizja e fundit nga ministria e arsimit për ndalimin e abajave në shkolla, vjen pas muajsh të tërë debatesh.

E djathta dhe e djathta ekstreme ishin iniciatoret e para për ndalimin e tyre, ndërsa e majta, deri përpara vendimit argumentoi se ky veprim cenonte liritë civile.

Ndërkohë, një reagim ka ardhur nga Këshilli Francez i Besimit Mysliman i cili ka kujtuar se me herët është shprehur se këto veshje nuk ishin "një shenjë fetare".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy