
"Kanali 13" i Izraelit raporton se kabineti izraelit do të mblidhet nesër për të diskutuar për mbajtjen nën okupim të pjesëve të Libanit jugor.
Raportohet gjithashtu se qeveria Netanjahu po kërkon një dritë jeshile nga Trump për të mbajtur pesë poste ushtarake në vend.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Hezbollahut dhe Izraelit në nëntor, të gjitha forcat izraelite duhet të tërhiqen nga Libani deri të dielën.
Hezbollahu ka nisur vetëm një operacion ushtarak “paralajmërues” kundër një baze izraelite që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, pavarësisht nga sulmet e përditshme izraelite në Liban në kundërshtim me marrëveshjen.
Udhëheqësit e grupit kanë thënë se po i japin qeverisë libaneze një shans për të zgjidhur shkeljet izraelite përmes kanaleve diplomatike.
Megjithatë, më herët sot, anëtari i byrosë politike të Hezbollahut, Ghaleb Abu Zeinab paralajmëroi se "e hëna do të jetë një ditë tjetër" nëse ushtarët izraelitë nuk tërhiqen nga vendi.



