
Vendi edhe gjatë ditës së sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e një moti të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje.
Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri. Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 18 / 28 °C, në vendet e ulëta: 16 / 30 °C, në vendet malore: 11 / 21 °C.



