Momenti kur dy anije të mëdha përplasen në portin e Karaçit, mbi 20 kontejnerë bien në detë (VIDEO+FOTO)

Momenti kur dy anije të mëdha përplasen në portin e Karaçit, mbi 20 kontejnerë bien në detë (VIDEO+FOTO)

Ky është momenti kur dy anije gjigante përplasen në një port, ku nga goditjet e fort kontejnerët me mallra bien në ujë.

Pamjet me zhurmë të madhe tregojnë dy anije të mëdha që përplasen me njëra-tjetrën.

Porti detar Karaçi në Pakistan ka ndalur përkohësisht punën, pasi dy anije transportuese u përplasën gjatë të hënës mbrëma.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet një anije transportuese e madhe që po ankorohet ndërsa anija tjetër ishte ankoruar pranë dhe nga goditja të gjithë kontejnerët e mëdhenj u rrëzuan në det.

Raportohet se ishte anija gjermane e kompanisë Hapag-Lloyd, e cila u përplas me anijen e ndalur në port, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që quan deri te kjo përplasje.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por sipas raporteve, njëzet e një kontejnerë të anijeve ra në oqean, ndërsa punonjësit e portit shikojnë skenën të habitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy