Liçaj: Sot nuk ka pasur dalje të reja të të dhënave! Nuk e kemi mbyllur ende burimin e vjedhjes

Liçaj: Sot nuk ka pasur dalje të reja të të dhënave! Nuk e kemi mbyllur ende burimin e vjedhjes

Për ekspertin e IT-së, Edmond Liçaj rrjedhja e të dhënave të hakeruara do të jetë e vazhdueshme pasi grupi që ka kryer sulmin kibernetik ka zgjedhur t’i publikojë ato pak nga pak.

Në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV, Liçaj tha se në videot e reja të publikuara ditën e sotme nuk ka ndonjë dalje të re të dhënash, por theksoi se sigurinë tonë e kërcënon mos reagimi i institucioneve.

Në lidhje me tryezën e ekspertëve të IT, Liçaj tha se mbledhja e sotme do të pasohet nga shumë të tjera dhe se institucioneve do t’i dërgohet një raport i detajuar me rekomandime.

Sipas Liçajt aksesi i grupeve të sulmit në sistemin TIMS lë të kuptohet që ata kanë të dhëna edhe më sensitive nga se mendonin ekspertët

Siç e përmendët sot është realizuar takimi i parë i pavarur përsa i përket analizës nga një grupi i zgjedhur individësh dhe akademikësh. Gjatë takimi u bë analizë e rrjedhjes së të dhënave, u hodhën rekomandimet nga inxhinieret dhe personat që janë të angazhuar në institucione të huaja dhe ato vendase. Pas gjithë këtij takimi do të dalë një raport dhe do të jetë rekomandim që do i sugjerohet institucioneve. Rrjedhja do të jetë e vazhdueshme se ky grup nuk e kanë zgjedhur t'i hedhë të dhënat njëherazi por pak nga pak. Sasia është shumë herë më e madhe se ajo që është hedhur.

Përsa i përket videove të publikuara ditën e sotme nuk ka ndonjë dalje të re të dhënash.  Sigurinë tonë e kërcënon mos reagimi dhe mos thirrja publike e institucioneve për ballafaqimin e problemit. Mospranimi i ngërçit është problem. Problemi vjen nga drejtuesit aty është ngërçi më i madh.

Me të dhënat që dolën nga sistemi TIMS ata dolën jashtë parashikimeve, sepse ne e dinim që TIM ishte jashtë lidhjeve të rrjetit. Aksesi në TIMS lë të kuptohet që kanë të dhëna edhe më sensitive që mendonin. Urojmë që të ruhet integriteti i të dhënave. Nëse të dhënat hidhen në sistem të hidhen të pandryshuara. Nëse preken ato të dhënat do të jetë kolaps për Shqipërinë.

Liçaj tha se nuk jemi në një moment që mund të bëjmë ndryshimin e kartave të identitetit pasi kjo gjë ka kosto të lartë dhe Shqipëria ende nuk e ka mbuluar burimin e vjedhjes.

E kam dëgjuar sugjerimin e Semanajt, por nuk jemi në një moment që mund të bëjmë ndryshime të tilla se ka kosto të madhe. Mundësia për ta ndryshuar do kohë se ato karta ne i kemi të aksesueshme në shumë shërbime, duhet të ndryshohet infrastruktura. Nuk është hap i domosdoshëm në këtë moment, nuk e kemi mbuluar burimin e vjedhjes.

Kjo ishte tryeza e parë, do të jenë disa dhe me rreth më të  zgjeruar. Nga ky takim do të dalë një raport, do t’i dërgohet institucioneve me rekomandimet që kjo tavolinë, urojmë të na bashkohen përfaqësues të institucioneve publike që të jete gjithëpërfshirëse. Sasia e informacione të prekura brenda institucioneve është jashtëzakonisht e madhe. U cek ngritja e kapaciteteve akademike, që institucionet akademike t'i vihen në dispozicion institucioneve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy