Durnjaja: Rrjetet sociale nuk kanë zbehur vetëm radion dhe televizionin, kemi lëshuar standardin

Durnjaja: Rrjetet sociale nuk kanë zbehur vetëm radion dhe televizionin, kemi lëshuar standardin

I ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ gazetari Denis Dyrnjaja ka treguar për rrugëtimin e tij në gazetari prej gati 30 vitesh pjesë e radiove dhe televizioneve shqiptare.

Ai tregon se ka studiuar drejtësi dhe pavarësisht se e pëlqen atë profesion zgjedhja e tij ka qenë gazetaria ku puna e parë ka qenë në radio.

Dyrnjaja ka folur dhe për televizionin përballë influencës masive të mediave sociale për të cilën u shpreh se ne si media nuk merremi me substancën por bëjmë sipërfaqësoren, unë dua të konkurroj me vlerën.

Drupal Ad

 

 

 

Ka shumë kohë që më merr gjumi shumë vonë dhe fle pak gjumë. Në punën time të hershme çohesha dhe unë shumë herët se e nisja radion shumë herët në 7 pa çerek. Kam gati 30 vite karrierë. Kam studiuar drejtësi, dhe çështjet kushtetuese më pëlqejnë goxha dhe i kushtoj goxha kohë kulturalisht.

Ndërsa për gazetarinë ishte ai momenti qëkur ke nevojë për para pasi ke nisur shkollën dhe të duhen lekë dhe nuk do që t’ja kërkosh prindërve kështu që ndodhi që të filloja punë dhe si të gjithë njerëzit e rinj që përqafojnë gjëra të reja dhe bukura dhe kur ndava rrugët mes drejtësisë dhe gazetarisë zgjodha këtë të dytën për shkak të tërheqjes që pata.

Puna e parë në radio ishte një kontakt relaksues, e krijuam rrugës modelin për atë që do bënim, nuk ishte aspak kontraktues. Ne vinin nga një kohë që ishte shumë pak kohë që kishim dalë nga izolimi dhe ishin radiot italiane ajo që ne i referoheshim dhe në fakt Italia ka një radio shumë të mirë.

Më tej ai ka komentuar dhe se si sot ka një diskutim të madh se si po shkon televizioni sot me rrjetet sociale.

Problemi është se ne tani duhet ti qasemi kësaj konkurrencë të re që është bota e rrjeteve sociale, edhe pse e mendoj si një garë të padrejtë sepse çdokush është sot një media në vetvete.

Fakti që jetojmë në epokën dixhitale e ka bërë të pankokurueshme një media sepse atraksionin e merr ai që bënë diçka jo normale dhe këtu përzjejmë disi gjërat. Rrjetet sociale nuk kanë zbehur vetëm radion dhe televizionin, por kjo po përthith në mënyrë të frikshme të bërurin televizion dhe po na përthith drejt atij modeli.

Ne si media nuk merremi me substancën por bëjmë sipërfaqësoren, unë dua të konkurroj me vlerën dhe nëse jam një shembull i mirë kam shpresë që të bëhen dy e pastaj tre. Jemi ne që duhet ta drejtojmë situatën dhe jemi ne promotorët e medias për ta orientuar.

Ne jemi hallka e ndërmjetme e asaj që është publiku dhe asaj që pëlqen publiku. Ne kemi filluar të lëshojmë standardin, sot s’ka standard, nuk ka limit dhe në emër të lirshmërisë kemi dalë komplet në abuzivitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy