Ankthi “pandemik”/ Rreli: Moshat më të prekura 20-40 vjeç

Ankthi “pandemik”/ Rreli: Moshat më të prekura 20-40 vjeç

Situata e krijuar nga Covid-19 duket se e ka rënduar së tepërmi gjendjen psikologjike të shqiptarëve. Në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në TvT, mjeka psikiatre Arjana Rreli, thotë se grupmoshat më të prekura nga kjo gjendje janë ato nga 20-40 vjeç, të cilat si një moshë aktive në pamundësi shfaqjes së përgjegjësive të veta, i ka bërë më të ndjeshëm karshi stresit.

“Grupmoshat më të prekura janë moshat 20-40 vjeç, grupmosha e re që përdit e më shumë po kërkon ndihmë dhe është ajo më pak më komplekse për ta treguar gjendjen, por si një moshë aktive, secili kërkon të marrë përgjegjësitë e veta, dhe kjo peridhe e karantinimit dhe periudha e stresit, e ul deri diku këtë performacë dhe ka krijuar edhe problem financiare, dhe e bën edhe më të prekshme përsa i përket ankthit. Pastaj kemi moshat mbi 50 vjeç, sepse ata kanë sëmundje kronike dhe kjo i tremb më shumë për pasojat e virusit në shëndetin e tyre”.

Psikiatrja Rreli sqaron se referuar edhe kolegëve të tjerë psikiatër, numri i personave që kanë kërkuar shërbime psikologjike është gjithnjë në rritje, porse më gjithë situatën e ankthit që po kalojmë të gjithë, ajo thotë se tashmë është me e “lehtë” për ta treguar, meqe të gjithë jemi bashkëvuajtës të situatës.

Një faktor tjetër që mund të ndikoj në shtimin e stresit, sipas mjekes psikiatre është edhe fakti se një mbyllje tjetër në sistemin shkollor dhe aplikimi i mësimit online, do të sillte mbingarkesë akoma më të madhe në gjendjen edhe ashtu të rënduar psikologjike.

“Një mbyllje tjetër do te ishte nje agresion tjetër që do ti bëhej sistemit tonë, subjektet më vunerabël janë fëmijët dhe prindrit, sistemi online ëhstë një mbingarkesë por edhe e prindërve që do të ju duhet të asistojnë te fëmijët e tyre dhe të bëhen mësues të tyre të dytë, duke marre kshtu edhe nga koha aktive dhe nga gjithë kapaciteti për ta shfrytëzuar për akvititete të tjera, pra një nënë që punon do të duhet të vijë në shtëpi dhe të asistoj të fëmijët në mbarëvajtjen e tyre për detyrat”.

Duke nisur nga situata stresuese në kohë pandemie, mjekja psikiatre Arjana Rreli, këshillon kapërcimin e situatës së rënduar psikologjike të shqiptarëve përmes shtimit të racionalitetit me më shumë aktivitet fizik dhe një jete të shëndetshme sociale, për të shmangur kësisoj impulset negative në shëndetin mendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy