Përzgjedhja e fjalëve, kur përkthen për presidentin rus, është shumë e rëndësishme. Nuanca jo e duhur kuptimore mund të të bëjë bandit. Kështu e ka quajtur Vladimir Putin përkthyesin që i shërbeu gjatë një bisede me kryeministrin suedez, Stefan Löfven.
Takimi u zhvillua të martën, pas një forumi që u mbajt në Shën Petërsburg, me anë të të cilit Rusia po synon të forcojë lidhjet me shtetet e tjera të rajonit. Putin e vuri theksin te 5 miliardë dollarë të investuara në Rusi nga biznesmenët suedezë, të cilëve iu referua si “druz’ya” (miq), duke e theksuar këtë fjalë dy herë.
Por kur përkthyesi ia tha këtë kryeministrit suedez në gjuhën e tij, ai zgjodhi një term pak më neutral: partner, një fjalë që tingëllon pak a shumë njësoj në anglisht, rusisht dhe suedisht. Por Putinit nuk i pëlqeu ky term dhe kundërshoi menjëherë.
“Unë thashë miq dhe ai e përktheu partner. Banditi!”, tha ai duke qeshur.



