Gazsjellësi Nord stream ka regjistruar dëme të paprecedenta në tre linja të gazsjellësit dhe në këtë moment është e pamundur të vlerësohet koha për rifillimin e operacioneve të rekuperimit të infrastrukturës.
Deklarata bëhet me dije nga Nord Stream, raporton Bloomberg.
Nord Stream raportoi dje për një rënie të presionit në dy nga linja, ku autoritetet suedeze dhe daneze identifikuan probleme dhe humbje të gazit në Detin Baltik.



