Zgjedhjet vendore/ Kosova voton për herë të dytë në 21 komuna

Zgjedhjet vendore/ Kosova voton për herë të dytë në 21 komuna

Qytetarët e Kosovës sot i drejtohen kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për t’i zgjedhur kryetarët komunal.

Në të gjitha 21 komunat e Kosovës janë hapur qendrat e votimit për të votuar për kryetarë, pasi në të gjitha këto qytete nuk mori mbi 50% asnjë kandidatë.

Të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë, këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit. 

“Procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571”, është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë në garë në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dragash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në raundin e dytë në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës. 

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Zgjedhjet do të monitorohen nga mijëra vëzhgues të vendit, ndërsa Bashkimi Evropian tashmë ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy