
Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria i ka bërë si duhet detyrat e saj, për të marrë përgjigje pozitive për çeljen e negociatave.
Nga mbledhja e grupit socialist, Rama tha se i ka ardhur fundi propagandës së opozitës, për të penguar negociatat me BE-në.
Ndërsa u shpreh sërish i bindur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, duke thënë se në demokraci askush nuk detyrohet të futet në garë.



