Katedralja e Parisit: Kambanorja e madhe rrezikon të bjerë

Katedralja e Parisit: Kambanorja e madhe rrezikon të bjerë

Kjo orë është vendimtare për katedralen drejt së cilës janë kthyer sytë e të gjithë botës. Nëse kambanorja bie, e gjithë ndërtesa shembet. Zjarrfikësit janë brenda dhe jashtë saj, duke vazhduar përpjekjet e tyre, për të ndaluar zjarrin, ka thënë Jean-Claude Gallet, komandati i përgjithshëm i Brigadës së Zjarrit në Paris.

Po largojmë nga Katedralja veprat e artit, ka thënë ai.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura.

Ndërkohë, Vatikani në një deklaratë për shtyp ka shprehur keqardhjen dhe dhimbjen e thellë për këtë dëm të paimagjinueshëm të një prej simboleve botërore të Krishtërimit.

Theresa May, gjithashtu, ka shprehur shqetësimin e saj në rrjetet sociale.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka shprehur dhimbjen e tij për çka po i ndodh katedrales, shembullit unik të trashëgimisë botërore.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy