Ashtu sic edhe u paralajmërua nga kryeministri Rama gjatë konferencës së sotme, ka filluar vaksinimi anti-Covid në vendin tonë.
Najada Çomo, Shefja e Spitalit Infektiv është e para që ka marrë vaksinën Pfizer kundër koronavirusit.
I dyti që ka vazhduar me vaksinimin ka qënë kryeministri i vendit, Edi Rama, ndërkohë që pas tyre është vazhduar me mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.
Sipas planifikimit të parët që do të fillojnë me vaksinimin janë mjekët e spitaleve Covid dhe më pas do të vazhdohet me të moshuarit.
Ditën e sotme Rama ka deklaruar se janë marrë 975 dozat e para të vaksinës, ndërkohë që javën e ardhshme pritet edhe të tjerat.



