Liroi të dënuar përjetë/ ILD shtyn seancën dëgjimore për gjyqtaren e Krujës

Liroi të dënuar përjetë/ ILD shtyn seancën dëgjimore për gjyqtaren e Krujës

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të shtyjë për më datë 29 janar seancën ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha. Kjo e fundit kishte kërkuar t’i lihej kohë që të njihej me materialin e ILD.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani asistoi sot në seancën dëgjimore në Këshillin e Lartë Gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës për masën disiplinore ‘shkarkim nga detyra’ për magjistraten E. H., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh dakord me kërkesën e magjistrates E. H., e cila i kërkoi kohë KLGJ-së për të përgatitur parashtresat e saj për raportin hetimor të paraqitur nga ILD. Këshilli i Lartë Gjyqesor pranoi kërkesën e magjistratës E.H., dhe caktoi seancën e rradhës dëgjimore më 29 Janar ora 11:00″, thuhet në njoftim.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Hetimi i ILD ndaj Hoxhës, nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy