
Ka precipituar situata në ambientet e zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike në Tiranë, ku me policët bashkiakë është përplasur edhe presidenti Ilir Meta.
Kreu i shtetit tha se ishte telefonuar nga kryetari i FRD-së, Sali Shehu ndërsa i ka bërë thirrje policëve të Bashkisë dhe të Shtetit shqiptar, që të mos i binden urdhrave të Veliajt dhe Ramës.
“Duke përdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese e paralajmërim për gjithë qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë mbi një proces zgjedhor me garanci e integritet.
I bëj thirrje opozitës të zgjohet e mos lejojë më as një prekje të rregullave të garës se do jetë vonë për të e jo për shqiptarët nëse do tolerojë sjelljet e partisë bandë.
Pas telefonatës së bërë nga kryetari i FRD Tiranë e po kaloja këtu rastësisht ju e patë si dhunohet kreyetari i FRD të Tiranës në kushtet kur këtu vjen presidenti, i bëj thirrje policëve bashkiake e policëve të shtetit zbatoni ligjet të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar.
I bëj thirrje kryepalacos së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë ca ke bërë pa firma dhe me firma, mos iu bind më urdhrave të të çmendurit se ai do nxjerrë kartelën e te semurit psiqik për 25 prill, ndoshta dhe më herët”, u shpreh Meta.
Kujtojmë që më herët gjatë paradites, policia bashkiake mësyu në zyrat e selisë së FRD në Tiranë. Sipas policisë Bashkiake, zyrat duhet të liroheshin sepse do të kryheshin punime mirëmbajtjeje.



