Aeroporti i Stambollit shpallet aeroporti i vitit

Aeroporti i Stambollit shpallet aeroporti i vitit

Aeroporti i Stambollit është shpallur “Aeroporti i Vitit 2023” nga faqja e specializuar Air Transport News, e cila zgjodhi terminalin gjigant të metropolit në Bosfor për të katërtin vit radhazi.

Një çmim që caktohet duke marrë parasysh 14 kategori të ndryshme, duke përfshirë sondazhet e kryera midis pasagjerëve, në të cilat aeroporti mori afërsisht 4 mijë vota.

Çmimi u dha në kryeqytetin grek Athinë nga Selahattin Bilgen, CEO i IGA, kompania që menaxhon infrastrukturën.

Kostas Iastrou, drejtor i përgjithshëm i Air Transport News, shpjegoi se ndër arsyet që e shtynë aeroportin e Stambollit të marrë njohjen prestigjioze janë komentet pozitive nga udhëtarët në tranzit, shpejtësia me të cilën ka rifilluar trafiku në periudhën e pas pandemisë, por edhe shumëllojshmëria e destinacioneve që ofron infrastruktura dhe që e kanë bërë atë një “qendër të vërtetë globale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy