
Postura është një faktor kyç që mund të ndihmojë në zvogëlimin e efekteve negative të uljes së vazhdueshme.
Postura e gabuar mund të shkaktojë dhimbje në qafë dhe shpinë, por gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si merrni frymë dhe flisni.
Fizioterapisti dhe trajneri i fitnesit, Diego Hoxha, i ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", theksoi rëndësinë e mosqëndrimit gjatë për shumë kohë ulur dhe të përkulur.
Herë pas here nëse jemi të mbështetur të lëvizim., Ata që punojnë në zyrë, para kompjuterit, herë pas here duhet të cohen në këmbë, te lëvizin dhe jo të rijnë statik.
Duhet të mundohemi që në shumicën e kohës të rrimë sa më drejtë dhe të mos rrimë të përkulur dhe shpinën si gungë.
Postura në ditët e sotme është ndër problematikat më kryesore. Shumë njerëz dita-ditës po drejtohet ortopedëve, fizioterapistëve, sepse jeta jonë e ngarkuara, telefonat, puna, kompjuteri, pra shume punon ulur, duhet ti kushtojë rendësi posturës.
Patjetër që çdo gjë është e korrigjueshme, edhe postura, bile dhe herniet që janë në gradë më e avancuar për të keq.
Trajneri i fitnesit flet poashtu për ushtrimet që ndihmojnë në drejtimin e posturës.
Në palestër, trajneri Hoxha thekson se për ata që janë fillestarë, ai fillimisht rekomandon ushtrime posturale dhe më pas kalon në ushtrime të tjera.
Një njeri që merret me sport e ka trupin drejt sepse muskujt e shtyllës kurrizore janë të forcuar dhe e mban shtyllën drejt.
Problemet me posturën fillojnë që fëmijë ose janë gjenetik ose te fituar nga punët ose jeta që bëjnë.
Kur rrime ne kohë të gjata ulur, ose ne makinën normalisht bëjmë lëvizje ose ndalojmë ose rrime drejt, d.m.th., ka mënyrë që ta çtensionojmë shtyllën kurrizore, porse nuk mund te bëjmë gjë tjetër në këto raste.
Kur jemi në palestër për here të parë, sidomos ata që vijnë për herë të parë unë u jap ushtrime posturale në fillim pastaj fillojmë me ushtrime tjera.
Janë ushtrimet e fleksibilitetit që janë ushtrime eksplozive pastaj ushtrimet izometrike, që hyjnë te nxehja, që të parandalojnë dëmtimet.



