Rreth nëntëdhjetë fëmijë të shkollës fillore në Pulamadibogo, në veri-perëndim të Pretoria-s në Afrikën e Jugut, janë shtruar në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira që përmbajnë kanabis, të cilat i blenë nga shitësit ambulantë gjatë rrugës për në shkollë.
Pas konsumimit të ëmbëlsirave, fëmijët menjëherë ndjenë të përziera, dhimbje stomaku dhe të gjithë u dërguan në qendrat mjekësore që ndodheshin afër shkollës.
“87 fëmijë kanë dalë nga spitali, ndërkohë që 3 nxënës po marrin ende kujdesin mjekësor të nevojshëm”, thanë autoritetet.



