Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se do të nisë negociatat me VMRO-DPMNE-në, e mandatuar nga presidenti për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Ahmeti tha se nuk do të pranojë të bëhet pjesë e ekzekutivit nëse partneri maqedonas nuk pranon deklaratën e përbashkët të partive etnike shqiptare që synon barazinë e plotë mes shumicës maqedonase të vendit dhe komunitetit shqiptar.



