
Shpend Ahmeti ka arritur të sigurojë një mandat të dytë në drejtimin e Komunës së Prishtinës. Ditën e djeshme u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas balotazhit të 22 tetorit.
Shpend Ahmeti rezulton fitues me 41 mijë e 509 vota apo 50.15 për qind të votave.
Ndërkaq rivali Arban Abrashi ka arritur të mbledhë gjithsej 41 mijë e 262 vota apo 49.89 për qind.
Pra me vetëm 247 vota diferencë në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti.



