
Më pak se 24 orë pas atentatit kandidati republikan për President të SHBA-ve Donald Trump do të niset drejt Wisconsin për Konventën Kombëtare Republikane, shkroi ai në Truth Social, platformën e tij të mediave sociale.

"Bazuar në ngjarjet e tmerrshme që ndodhën dje, do të duhej të vonoja nisjen drejt Wisconsin," tha ai. Por ish-presidenti shtoi se "nuk mund të lejojë një 'qitës', ose vrasës i mundshëm, të më detyrojë të ndryshoj axhendën”. Ndërkaq, Presidenti amerikan Biden thotë se Trump-it i është dhënë një "nivel i lartë sigurie" dhe do t'i sigurohet "çdo burim i disponueshëm" për të siguruar mbrojtjen e tij.
Biden thotë se masat e sigurisë në Wisconsin, ku do të mbahet Konventa Republikane duke filluar nga e hëna, do të rriten. “Kam urdhëruar kreun e Shërbimit Sekret që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë”, thotë ai.
Së fundmi, Biden thotë se ka urdhëruar një inspektim të pavarur hetimor për të kuptuar se çfarë ndodhi në mitingun e Trump në Pensilvani, ku një person i armatosur i bëri atentat ish-Presidentit.
"Ne do të ndajmë rezultatet e atij inspektim të pavarur me popullin amerikan", thotë ai, duke shtuar se "ne duhet të bashkohemi si një komb".



