Zjarri i rënë dy ditë më parë në një 10-katësh në Rrugën e Kavajës u bë i pamenaxhueshëm për shkak të veshjes së jashtme prej poliuretani. Në studion e lajmeve të MCN TV, Gjergji Caca, arkitekt, tha se ky material është termoizolues shumë i mirë, por shumë inkandeshent.
Pallati kishte veshje poliuretani. Nuk është polisterol, termoizolues. Fasada e ventiluar ka një qëllim. Është shumë e mirë dhe eficiente. Zjarri ra në kat të dytë, por ne flakët i pamë në kat të fundit. Materiali i fasadës është shkumë poliuretanike. Janë izolues të mirë, por janë inkandeshentë. Janë edhe toksikë. Materiali mban nxehtësi brenda. Kjo është arsyeja pse pasi u shuan flakët, zjarri rinisi. Çdo objekt kur projektohet ka një kohë evakuimi. Duhet të ketë 15-20 minuta.
Sipas Cacës, ekipet zjarrfikëse duhet të trajnohen për teknikat e shuarjes së flakëve që vijnë nga materiale të reja.
Zjarrfikësja është shumë e rëndësishme. E njëjta gjë ka ndodhur para dy vitesh te Farmacia 10. Është e njëjta tipologji fasade. Duhet të bëjnë prova në materiale të ndryshme, duhet të mësojnë mënyrën si duhet të fiket zjarri.
Caca tha se në rastin konkret, përgjegjësia kryesore bie mbi projektuesin e pallatit dhe organet certifikuese.
Firma e ndërtimit duhet të mbajë përgjegjësi, edhe ata që i kanë dhënë lejen dhe ata që e kanë kolauduar objektin. Ne kemi disa standarde, duhet të shtojmë të tjera. Duhet të flasim si paguhen profesionistet, kush i kolaudon apo certifikon. Këta kush i certifikon? Administratori është njeriu më pa përvojë në këtë histori. Nuk funksiononte hidranti në shkallë. Në momentin që nuk funksionon kjo në një pallat ku është 2 mijë metër metri katror...



