Rreth 10,000 trupa kanë rrethuar qytetin e Soyapango në El Salvador si pjesë e një operacion masiv ndaj goditjes së bandave.
Kështu ka bërë me dije presidenti Nayib Bukele.
Të gjitha rrugët që të çojnë në qytet janë bllokuar dhe forcat speciale kanë kërkuar nëpër shtëpi për anëtarët e bandave.
Po ashtu mediat ndërkombëtare raportojnë se oficerët kanë ndaluar të gjithë ata që përpiqen të largohen nga qyteti dhe i kanë kontrolluar letrat e identitetit.
Operacioni është pjesë e një goditjeje masive ndaj bandave pas një rritje të dhunës në fillim të këtij viti.
Ministri i Drejtësisë tha se deri më tani janë arrestuar 12 persona.
Soyapango është një nga qytetet më të mëdha të El Salvadorit dhe është shtëpia e më shumë se 290,000 njerëzve.
Qyteti, i cili ndodhet vetëm 13 km në perëndim të kryeqytetit San Salvador ka qenë prej kohësh i njohur si një qendër për aktivitetin e bandave.



