Letonia ka njoftuar se i ka kërkuar ambasadorit rus që të largohet nga vendi deri më 24 shkurt në solidaritet me Estoninë dhe Lituaninë.
Kjo u raportua nga Ministria e Jashtme në Riga.
Sot ambasadori rus në Letoni, Mikhail Vanin, ishte i ftuar në Ministrinë e Jashtme dhe u informua për vendimin e Letonisë për të ulur nivelin e përfaqësimit të saj diplomatik në Rusi. Vanin do të largohet nga Letonia deri më 24 shkurt dhe në të njëjtën datë ambasadori letonez do të largohet nga Rusia.
Nga ana tjetër Ukraina e ka cilësuar "gënjeshtër" akuzën e Rusisë se forcat e armatosura të Kievit po grumbullojnë armë në termocentralet bërthamore të vendit.
Këshilltari presidencial i Volodymyr Zelensky-y sqaroi se Ukraina nuk ka ruajtur kurrë armë në territorin e termocentraleve bërthamore



